Arrestohet nga policia sepse bënte plazh nudo në Gjirin e Lalzit
July 29, 2014
Kishte zgjedhur të bënte plazh nudo, në një nga plazhet më të populluara dhe me të njohura në bregdetin shqiptar, por është arrestuar nga policia.
Policia e Durrësit bën me dije se ka arrestuar 33-vjeçarin me iniciale A.S pasi u kap duke bërë plazh nudo në Gjirin e Lalzit.
I riu u denoncua në polici nga pushuesit e plazhit. Sipas tyre 33-vjeçari lahej dhe qëndronte nudo në rërë. Burime nga policia bëjnë me dije se 33-vjeçari akuzohet për vepra të turpshme në publik.
Gjiri i Lalzit është një nga zonat e njohura, për shkak edhe të vilave të shumta të pushimit të zyrtarëve apo ish-zyrtarëve.