Glinë, policia bllokon 40 klandestinë nga Siria dhe Eritrea
February 15, 2015
40 klandestinë nga vendet e treta, të cilët kanë hyrë ilegalisht në vendin tonë, janë bllokuar nga Policia Kufitare ditën e djeshme.
Burime zyrtare bëjnë me dije se mbrëmjen e ditës që lamë pas, rreth orës 22:00, poshtë fshatit Glinë është bërë bllokimi i 40 personave nga Siria dhe Eritrea. Mes tyre kishte edhe 12 gra.
Klandestinët kishin hyrë ilegalisht nëpërmjet kufirit jeshil me shtetin grek gjatë orëve të mbrëmjes ndërsa destinacioni i tyre dyshohet se ka qenë Mali i Zi.
Ndërkaq, vijon puna nga Specialistët e Sektorit të Migracionit në Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër për rikthimin vullnetar të tyre./