Makina e djegur në Lazarat, zjarrvënie e qëllimshme apo defekt teknik?
February 16, 2015
Një automjet ështe gjetur i djegur mbrëmjen e djeshme në fshatin Lazarat të Gjirokastrës. Mjeti tip ML që mësohet se i përket një banori të zonës është djegur në pjesën e sipërme, ndërsa ende nuk dihet nëse kemi të bëjmë me zjarrëvënie të qëllimshme apo defekt teknik.
A1 Report sjell foto nga makina e djegur, ndërsa burime pranë policisë bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit e ka braktisur makinën. Flakët e zjarrit janë vënë nën kontroll nga zjarrëfiksja, ndërsa policia ka nisur punën për zbardhjen e rrethnave të kësaj ngjarjeje.