Agron Cane ankohet te Llalla: Më kanë kryqëzuar si Krishti, po më çojnë në gjyq pa u hetuar
Agron Cane, ish-sekretari i deputetit socialist, Koço Kokëdhima, i ka drejtuar një letër Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla. Cane ankohet se po e çojnë në gjyq pa e hetuar. Ai u denoncua në media pasi kërkonte seks me një të mitur në këmbim të vendit të punës për mamanë e saj.
Letra e plotë e Agron Canes:
“Dua të sqaroj që në fillim se me thone se jam arrestuar me urdhërin tuaj, si gjykatesit, prokuroret duke me shpjeguar se e dime qe nuk ka veper penale, por nuk mund të leme vendet e punes per ty. Duke pare se më kane kryqezuar si Krishtin dikur duke mos patur asnjë faj , kërkoj nga Ju në qoftese keni një arsye njerezore të ngriheni mbi shpifjet dhe te hetoni atë grup kriminal që në bashkëpunim me njëri tjetrin krijuan një histori e cila nuk është aspak e vërtetë.
Jam shume i indinjuar që nuk mu dha e drejta që te hetohesha , nuk mu dha e drejta që të pyetesha dhe të jepja provat e mia , nuk mu dha asnje e drejtë që të ballafaqohesha me akuzuesit, nuk mu dha asnjë e drejtë njerezore që të trajtohesha si qënie njerëzore, por të gjithë ata qe u morrën me mua u vunë nën presionin e gazetarëve te mediave te ndryshme, duke më dënuar dhe jo hetuar.
Këtë zë proteste zoti Prokuror I Përgjithshem e ngre pasi I bindur se nuk do te hetohesha drejtë, u kam dërguar me postë, një pjesë te pretendimeve të mia që duhet te hetoheshin nga Prokuroria e Sarandës , por sa ka mbëritur kërkesa ime, bashkë me një pjese të provava në Prokurorine e Sarandes dhe në Prokurorinë e Përgjithshme, thonë se është dhënë urdhër që dosja ime të çohet në gjyq pa asnjë përgjigje të kërkesave të mia për të zbardhur të vërtetën.Kjo është bërë sepse po të hetoheshin nga Prokuroria këto kërkesa do të zbulohej grupi që krijoi kete histori te rreme,do te vërtohej qe videuoja ishte e montuar gjë që ne e kemi kryer ne laborator privat , por prokuroria I mbylli hetimet me forcë me dhunë. Për këtë verifiko hyrjet e daljet ne paraburgim, verifikoni proces verbalet dhe anen proceduriale si dhe afatin hetimor.
Besoj se eshtë rasti I parë që I arrestuari kërkon që brenda afatit hetimor 3 mujor kërkon të hetohet dhe organi I akuzës e çon me force në gjykim pa u përgjigjur pyetjeve të të dyshuarit.Kjo ankesë proteste është njerëzore nga një 62 vjecar që po kryqezohet padrejtesishte nga te njëjtët gazetarë që me dinakëri futën edhe njerëz te tjere ne këtë shantazh me përfitime personale per të përdorur( kallëzuesen) si dhe për përfitimet e tyre politike për mediat që ata perfaqësojne në Shqipëri. Pafajësia ose fajësia ime kërkon garancite ligjore të një hetimi te drejtë, gjë që u shkel me këmbë nga prokuroria “me urdhër nga lartë” siç shpjegojnë këtu në Sarande.
Bashkangjitur kësaj ankese, po ju ridërgoj kërkesat e mëparshme dërguar Prokurorise së Pergjithshme (Drejtorise se Hetimit) , për ti kërkuar ndihmë që të hetohesha drejtë dhe jo per të mu hequr kjo e drejtë njerezore e ligjore.Veçanërishte kërkoj nga Avokati I Popullit se duke qenë para nje shteti që është rreshtuar për të më dënuar pa më hetuar drejtesishtë, gjë që u vertetua, dhe duke me çuar në gjykatë vetëm me ato që kane pergatitur vetë ata. Qysh në fillim kërkoj qe te monitoroni procedurën që nnga nisja dhe gjate gjykimit për shkak te presionit që bëjnë gazetaëet qe e krijuan këtë histori te rreme , pasi I tremben zbardhjes të së vërtetës dhe pafajesie time .