Ahmetaj mbyll fushaten ne Gjirokaster dhe Libohove: 72 ore na ndajne nga fitorja e Zamirës dhe Luizës
U mbyll mbreme, ne nje takim masiv me te rinjte e FRESSH, fushata per Bashkine e Gjirokastres dhe Bashkine e Libohoves.
I pranishem ne takimin permbylles ishte Ministri Arben Ahmetaj se bashku me dy kandidatet e ASHE per te dy Bashkite.
Ne fjalen e tij drejtuar te rinjve, Ministri i falenderoi ata per mbeshtetjen qe i kane dhene te dyja kandidateve te cilat, sikurse tha Ahmetaj, do ta ndryshojne Gjirokastren dhe Libohoven dhe ne drejtimin e tyre, te dyja qytetet jane ne duar te sigurta.
“Jane 72 ore qe na ndajne nga fitorja e ASHE, nga fitorja e Zamires dhe fitorja e Luizes. Me 23 qershor 2013, ky qytet dhe ky qark i tregoi te gjithe Shqiperise cdo te thote rilindje. Me 21 qershor, serish ky qytet, do t’i tregoje te gjithe Shqiperise drejtimin e duhur, duke votuar
Zamira Ramin dhe Luiza Mandin.
Eshte ne nderin tone, te cdo qytetari te bashkise se re te Gjirokastres, te bashkise se re te Libohoves qe keto 72 ore t’ia dedikoje Zamires, Luizes, Aleances per Shqiperine Europiane dhe numrit 23. Kemi rruge te gjate se bashku keshtu sic jemi, ne rrugen e rilindjes se qytetit te Gjirokastres, ne rrugen e rilindjes se qytetit te Libohoves. Ju jeni forca qe konfirmoni reforma te domosdoshme, qe kthejne besimin e qytetarve, besimin tek politika dhe duhet te rikonfirmohen ne vazhdim me 21 qershor per Zamiren dhe Luizen, nuk do pushoj se permenduri, qe cdo sec te ketyre 72 oreve ta kalojme duke punuar, duke mbeshtetur Zamiren dhe Luizen”, perfundoi Ministri.
Duke falenderuar te rinjte per pjesemarrjen e tyre aktive ne fushate, Kandidatja e ASHE per Bashkine Libohove Luiza Mandi tha se te rinjte jane nje themel i rendesishem ne programin e saj per t’i dhene Libohoves drejtimin e duhur.
“Kur rinia eshte ne drejtimin e duhur, te gjitha gjerat shkojne ne drejtimin e duhur, ndaj ne jemi te sigurt se fitorja me 21 qershor do te jete spektakolare. Se bashku do te dime te ndertojme, ne 4 vitet e ardhshme, Gjirokastren qe meritojme” – u shpreh Zamira Rami, Kandidatja e ASHE per Bashkine e Gjirokastres.