Aksi rrugor drejt Çajupit, qarkullimi vetëm me zinxhir. Ja situata në qarqet e vendit

serbi3Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor janë duke ndjekur me kujdes të veçantë situatën e akseve rrugore pas rreshjeve të dëborës që kanë rënë gjatë ditëve te fundit. Autoriteti Rrugor Shqiptar kërkon mirëkuptimin e të gjithë drejtuesve të mjeteve, për të zbatuar rregullat e qarkullimit dhe njoftojnë sot për gjendjen e akseve rrugore dhe kalueshmërinë e mjeteve në to. Në disa zona të vendit vazhdon të ketë vështirësi në qarkullim për shkak të motit të keq dhe temperaturave të ulëta.. Bëhet me dije se deri në orën 09:30 situata e kalushmërisë së akseve rrugore paraqitet si më poshtë:

Tiranë
Në akset Trau Dajt – Qafë Mollë – Bizë, Trau Dajt – Antena, Qafë Priskë – Shëngjergj nuk ka ngrica në rrugë. Qarkullimi i mjeteve kryhet pa zinxhirë në këto akse rrugore.

Durrës
Nuk ka probleme ne akset e këtij Qarku. Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve.

Elbasan
Aksi Librazhd – Steblevë është i hapur. Aksi Elbasan – Gjinar nuk ka ngrica në rrugë .

Qafe Thane –Lin – Pogradec eshte i hapur. Rekomandohet që të përdoren zinxhirët në këtë aks rrugor.

Qarkullimi i mjeteve kryhet pa zinxhirë në këtë aks rrugor.

Berat
Nuk ka probleme per qarkullimin e mjeteve. Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve.

Vlorë
Nuk ka probleme per qarkullimin e mjeteve. Aksi rrugor në Qafën e Llogarasë është i pastruar. Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve. Qarkullimi i mjeteve kryhet pa zinxhirë në këtë aks rrugor.

Gjirokastër
Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve. Aksi rrugor Erind -Çajup e hapur totalisht. Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve.
Rekomandohet që të përdoren goma debore ose zinxhirë për mjetet e vogla në aksin rrugor drejt Çajupit.

Korçë
Akset rrugore të këtij Qarku janë të pastruara. Aksi rrugor Korçë – Dardhë ka prani ngricash.Qarkullimi i mjeteve kryhet pa zinxhirë në gjithë akset rrugore. Qarkullimi i mjeteve rekomandohet të kryhet me zinxhirë në aksin e Dardhës.

Kukës
Në aksin rrugor Bajram Curri – Kam (në zonën e Luzhës) dhe aksin rrugor Krumë – Qafë Tobli nuk ka bllokime Qarkullimi i mjeteve në rrugën e Kombit, Tuneli- Kalimash-Kukës –Morinë kryhet pa zinxhirë. Qarkullimi kryhet me zinxhirë vetem në aksin rrugore: Kukës – Draj, Reç.

Ne akset e tjera si: Domaj – Bushtricë Kukës – Qafë Shllak Kukës –Shishtavec (ura e Zapodit), si dhe në të gjithë zonën e Tropojës dhe Kukësit rruga eshte e hapur dhe kalohet pa zinxhire

Dibër Është hedhur kripë, borëpastrueset janë të instaluara në vend. Rekomandohet që të përdoren zinxhirë në akset rrugore: Ura e Çerenecit – Steblevë Muhurr – Qafë Draj Sllovë – Kalaja e Dodës.

Shkodër
Koha me vranësira dhe rreshje shiu. Në akset rrugore të Pukës dhe Malësisë së Madhe ka ngrica që po trajtohen me kripë. Aksi Qafë Mali – Flet, ka ngrica që po trajtohen me kripë. Borëpastruesja dhe fadroma janë të instaluara në vend. Rekomandohet që të përdoren zinxhirë në akset rrugore: Qafë Mali – Flet Fushë Arrëz – Qafë Shllak

Fier
Nuk ka probleme në akset e këtij Qarku.Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve.

Lezhë
Akset rrugore të këtij Qarku janë të pastruara. Rruga e Kombit është e hapur. Në aksin rrugor Tuneli Kalimash – Kukës – Morinë qarkullimi i mjeteve kryhet pa zinxhirë. Qarkullimi i mjeteve kryhet pa zinxhirë edhe në akset rrugore: Rrëshen – Qafë Benë Shpal – Ura e Repsit.