Aksident, furgoni i linjës Libohovë-Tiranë del nga rruga

Një aksident ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në Dropull. Policia informon se është aksidentuar furgoni i linjës Libohovë-Tiranë. Për pasojë ka mbetur e plagosur një vajzë 30 vjeç.

Njoftimi 

Rreth orës 05:15 , njoftohemi se në aksin nacional Gjirokastër-Kakavije, në afërsi të fshatit Dervician, autobuzi i linjës Libohovë-Tiranë , me drejtues shtetasin A. Gj., ka dal nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar një pasagjere, shtetasja D. V., 30 vjeçe, banuese në Libohovë, e cila po merr ndihmën mjekësore në spitalin Rajonal Gjirokastër.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.