Aksident i rëndë, 8 të plagosur mbërrijnë në spitalin e Gjirokastrës, një vajzë dërgohet drejt Tiranës
Një aksident rrugor ndodhi pak orë më parë në aksin Memaliaj-Krahës, në afërsi të fshatit Toç, Memaliaj.Automjeti tip “VolksWagen” është përplasur me furgonin e linjës Sarandë–Elbasan. Për pasojë janë plagosur 8 persona, mes tyre në gjendje të rëndë një vajzë 18-vjecare. Emrat e 9 të plagosurve janë:
Endrikejd Kapa, 17 vjec
Shqiponja Xhafa, 18 vjec (në gjendje të rëndë u dërgua drejt Tiranës)
Sokol Brahimi, 26 vjec (i fejuari i 18-vjecares Xhafa)
Syrja Brahimi, 54 vjec
Petrit Rapaj, 56 vjec
Hanko Mara, 52 vjec
Zergjin Sina, 62 vjec
Fatmir Selfaj, 60 vjec
Robert Aliko, 55 vjec
Cifti i të fejuarve udhëtonin bashkë në automjetin tip “Wolswagen’ që u përplas me furgonin e linjës Sarandë-Elbasan. Aktulisht në spitalin e Gjirokastrës ndodhen të shtruar 8 persona, ndërsa 18-vjecarja Shqiponja Xhafa është dërguar me helikopter drejt Tiranës në gjendje të rëndë për jetën.