Aksident i rëndë në Gjirokastër, makina e mjekes pediatre përfundon në kanal bashkë me dy vajzat e mitura dhe nënën e saj
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin rrugor Tepelenë-Gjirokastër në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit”. Një automjet që drejtohej nga shtetasja Ermira Cuberi ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anës. Për pasojë është plagosur rëndë nëna e drejtueses e cila ndodhej pasagjere, një mjeke pediatre e njohur në zonë. Drejtuesja ka marrë lëndime të lehta. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur ambulanca si dhe policia, e cila ka nisur hetimet
Njoftimi policise per ngjarjen
Njoftohemi se rreth orës 13:30 në vendin e quajtur Ura e Kardhiqit, Gjirokastër, shtetasja Ermira Çuberi, 41 vjeçe, banuese në Gjirokastër duke drejtuar automjetin tip “Mercedes-Benz”, me targa AA 442 OF, ka humbur kontrollin e mjetit dhe per pasoje ka dale nga rruga.
Në momentin e aksidentit ndodheshin në makine vajzat e saj 7 dhe 9 vjeçare si dhe nëna e saj V.B, 67 vjeçe, te cilat kane pesuar lendime dhe ndodhen në spitalin rajonal “Omer Nishani” Gjirokastër për të marrë ndihmën e nevojshme mjeksore, për momentin jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.