Aksident i rëndë në Gjirokastër, ndërron jetë 12-vjeçari
Një 12-vjeçar humbi jetën tragjikisht këtë pasdite në Gjirokastër, pasi u aksidentua për vdekje nga një automjet.
I mituri Emiljano Isufaj është goditur nga një automjet teksa ka tentuar të kalojë rrugën.
Mesohet se automjeti tip ‘Benz’ drejtohej nga një polic i kufirit të gjelbër, Ertkon Dinaj, 24 vjeç.
Ka qenë vetë punonjësi i policisë i cili e ka dërguar fëmijën në spital, por për shkak të plagëve të marra ai nuk arriti të mbijetojë.
Efektivi që shkaktoi aksidentin është shoqëruar nga policia në komisariat.
Gjirokastër/Informacion paraprak
Rreth orës 18:50, në aksin rural Valare-Gjirokastër, shtetasi E. D., 24 vjeç (punonjës policie në DVKM Gjirokastër), banues në fshatin Valare, duke drejtuar automjetin e tij privat tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin E. I., 12 vjeç, këmbësor, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e DVP Gjirokastër.
Menjëherë është ngritur grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër dhe me Oficerë të Policisë Gjyqësore të AMP-së, për hetimin e rrethanave të aksidentit me pasojë vdekjen e femijës.