Aksident, makina përplas 42-vjeçaren, ndërron jetë rrugës për spital
June 16, 2017

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në rrugën Këlcyrë-Përmet me pasojë vdekjen e një personi. Sipas policisë, shtetasi Dhimitër Bakollari, 36 vjeç, banues në Përmet, me mjetin e tij furgon tip, me targa AA227HN, ka goditur një kalimtare, shtetasen A.J, 42 vjeçe, e cila gjatë transportimit për në spital ka humbur jetën.
Shtetasi Dhimitër Bakollari është shoqëruar për në ambjentet e Komisariatit Përmet. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.