Aksident me vdekje në Gjirokastër, autobusi përplas këmbësorin
January 5, 2020

Një aksident me vdekje ka mbrëmjen e sotme në Gjirokastër. Policia thotë se viktima është një këmbësor, por pa dhënë identitetin e tij pasi nuk eshte identifikuar ende.
Njoftimi policisë
Gjirokastër/Informacion Paraprak.
Rreth orës 18:15, në aksin rrugorë Tepelenë – Gjirokastër, në afërsi të fshatit Humelic, një autobuz, me drejtues shtetasin L.R, 45 vjeç, banues Vlorë ka goditur një këmbësor, i cili ka ndërruar jete.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punonon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Drejtuesi i autobuzit është shoqëruar në komisariatin e policisë Gjirokastër dhe po kryehen veprimet proceduriale.