Aksident në “18 Shtatori”, ndërron jetë 75-vjeçari
June 24, 2016
Nga Shërbimet e Qarkullimit Rrugor është arrestar në flagrancë shtetasi Gëzim Kasi, 63 vjeç, banues në Gjirokastër. Ky shtetas u arrestua pasi
Në lagjen “18-shtatori ” duke drejtuar mjetin tip “Benz” me targa GJ 8571 A, ka aksidentuar shtetasin L.J, 75 vjeç, banues në Gjirokastër, i cili u shoqërua për në Spitalin Rajonal Gjirokastër ku ka marr ndihmën mjekësore por pas disa orësh ka ndërruar jete.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor ” parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.