Aksident në aksin Gjirokastër-Kakavijë, ‘Nissani’ përplas 30 kokë dele
October 24, 2018

Një aksident i rrallë ka ndodhur ne aksin Gjirokastër – Kakavijë pranë fshatit Vanister ku nje mjet tip Nissan ka përplasur rreth 30 krerë të imëta që po kalonin rrugën nacionale.
Efektivët e policisë shkuan në vendngjarje dhe shoqëruan në komisariat drejtuesin e automjetit. Burime në vendin e ngjarjes thanë se shkak është bërë shpejtësia e madhe dhe mungesa e ndriçimit në këtë aks të rrugës.