Aksident në Dropull, shtypen 13 kokë dele
December 2, 2018

Një ngjarje aksidentale ka ndodhur pranë fshatit Vanistër. Policia thotë se janë shtypur 13 kokë dele.
“Më datë 30.11.2018 , u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për shtetasin A.B. vjeç 67, banues në Dropull, sepse në segmentin rrugor Kakavije-Gjirokastër, duke drejtuar mjetin e tij, ka shtypur 13 bagëti (dele), në pronësi të shtetasit H.A.”, thuhet në njoftimin e policisë Gjirokastër.