Aksident në Gjirokastër, shoferi përplas në rrugë vajzën 14-vjeçare
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjirokastër. Policia informon se vajza 14-vjecare është goditur nga një automjet tip “Toyota” e drejtuar nga 42-vjecari N.K. Fatmirësisht vajza është jashtë rrezikut për jetën. Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta. Më poshtë njoftimi paraprak i policisë.
Rreth orës 18:00, njoftohemi se në lagjen “18 Shtatori”, Gjirokastër, shtetasi N. K., 42 vjeç, banues në Gjirokastër, duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, ka goditur shtetasen(këmbësore) H. K., 14 vjeçe, banuese në Gjirokastër. Për pasojë është dëmtuar shtetasia H. K., e cila u transportua në spitalin Rajonal Gjirokastër dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i automjetit, shtetasi N. K. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër për kryerjen e veprimeve të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të situatës.