Aksident në Sofratikë, përplasen dy makina (FOTO)
July 27, 2019

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Gjirokastër-Kakavijë, pranë kryqëzimit të fshatit Sofratikë. Sic shihet nga fotot që siguron Libohova Online dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.
Nga të dhënat e para mësohet se makina tip ‘Golf’ që vinte nga Libohova i ka prerë rrugën makinës tip ‘Benz’. Fatmirësisht përplasja ka qenë e lehtë dhe s’ka të lënduar në njerëz.
Raportohet vetëm për dëme materiale. Policia shkoi në vendngjarje për të kryer veprimet hetimore.