Aksident tragjik në Dropull, ndërron jetë 32-vjeçari
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në afërsi të Pikës Kufitare të Kakavijës në afërsi të urës tek kryqezimi në drejtim të fshatit Vrisera.
Një autoveturë tip Mercedez-Benz ka përplasur një zetor. Burime konfirmojnë se përplasja ka qenë shumë e fortë pasi ‘Xhipi’ ka qenë me shpejtësi, ndërsa zetori pa sinjale dhe pa shenja dalluese fluoreshente.
Nga kjo përplasje ka ngelur i vdekur shoferi i zetorit Llambi Çamati 32 vjeç banor i fshatit Kakavijë. Ndërsa ka ngelur i lënduar edhe drejtuesi i autoveturës. Menjëherë ka shkuar autoambulanca dhe PMNZSH Dropull e cila po punon për shmangien e zetorit dhe nxjerrjen e trupit të pajetë të shoferit.
Njoftimi i Policisë
Rreth orës 21:10, në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavije, në afërsi të fshatit Kakavije, automjeti tip “Benz “, me drejtues shtetasin I. M., 41 vjeç, banues në Gjirokastër, është përplasur me automjetin tip zetor, me drejtues shtetasin Ll. Ç., 32 vjeç, banues në fshatin Kakavije, Gjirokastër.
Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i zetorit, shtetasi Ll. Ç., si dhe është dëmtuar drejtuesi i automjetit “Benz”, shtetasi I. M., i cili u transportuan në spitalin Rajonal Gjirokastër për të marrë ndihmën mjekësore. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.