Aksidentohet eskorta e presidentit Bujar Nishani
September 10, 2014
Aksidentohet një prej makinave të eskortës së Presidentit të Republikës Bujar Nishani në aksin Librazhd-Elbasan. Aksidenti ka ndodhur mesnatën e të hënës, ndërsa eskorta e presidentit kthehej nga Korça në drejtim të Tiranës, por është mësuar vetëm këtë të mërkurë. Mësohet se nga aksidenti ka mbetur i dëmtuar lehtë vetëm drejtuesi i automjetit.
Në automjet ndodhej dhe Krenar Ahmeti, ish -shefi i Qarkullimit në Tiranë, i cili referuar burimeve të policisë së Elbasanit nuk ka pësuar dëmtime. Kjo është hera e dytë që një prej makinave të eskortës së presidentit aksidentohet. /Tema