Aksidentohet pasi drejtonte makinën në gjendje të dehur, policia arreston 58-vjeçarin
January 5, 2016
Nga Shërbimet e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Gjirokastër është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit Raman Lamaj, 58 vjeç, banues në fshatin Picar, Gjirokastër.
Ky shtetas u arrestua pasi në aksin Gjirokastër-Subash, ka qënë duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip ‘’Seat’’ me targa YEN 3943 dhe është përplasur me bordurën anësore të urës.
Si pasoj e kësaj është dëmtuar lehtë dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprat penale ’’Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor’’ dhe ‘’Drejtim automjeti në gjendje të dehur’’ të parashikuar nga nenet 290, 291 të Kodit Penal.