Aksidentoi për vdekje kalimtarin, arrestohet shoferi
October 3, 2016
Arrestohet në flagrancë një shtetas për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Fatmir Mehmeti 41 vjec, është arrestuar nga uniformat blu të Përmetit, pasi në aksin rrugor Këlcyrë-Përmet, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i fshatit Bual” duke drejtuar mjetin e tij tip “Mitsubishi” me targa greke APM4125, ka goditur A.DH 55 vjeç, banor i fshtit Bual.
Si pasojë e përplasjes, 55 vjecari ka humbur jetën teksa transportohej nga vetë Mehmeti me mjetin e tij, për në Spitalin e Përmetit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Përmetit ku ndaj 41 vjecarit Mehmeti, rëndon vepra penale e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.