Akuzat e Tavos dhe Bejkos, reagon drejtori i Arkivave: Mos bëni politikë e mos shfryni mllefe, ja e vërteta e Arkivit të Gjirokastrës (FOTO)
Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, Ardit Bido, i është përgjigjur sot kret të PD Gjirokastër, Roland Bejko dhe gjithashtu deputetit të LSI-së, Vangjel Tavo, lidhur me foton që ata kishin publikuar dhe pretendonin se ishte e dokumenteve të Arkivit Gjirokastër. Bido thotë se fondi i dokumenteve të Gjirokastrës është i vendosur në rafte dhe brenga kutive, siç nuk kishte ndodhur më parë. Madje për këtë ai tregon edhe fotot. Ndërsa lidhur me foton e publikuar nga Bejko dhe Tavo, Bido lë të kuptohet se aty është fondi i dokumenteve të Ministrisë së Tregtisë së Jashtme i hedhur me papërgjegjshmëri në ndërtesën e Durrësit në vitet 2011-2014. Më poshtë reagimi i plotë i Bidos dhe fotot e publikuara prej tij për dokumentet e Gjirokastrës.
Arkivat janë të hapura. Kushdo që bie pre e dezinformimit të qëllimshëm duhet të dijë se arkivat janë të hapura dhe mirëpresin këdo që do t’i shohë, të informohet dhe të gjejë përgjigje. Kushdo që do të shfryjë mllefe a të bëjë politikë me arkivat, po ashtu është i mirëpritur të vazhdojë pa u penguar ‘misionin’ e tij, duke përdorur madje fotografi të turpit të vetë që tani po rregullohen. Fondi i Ministrise se Tregtise se Jashtme ne vitet 2011-2014 eshte plasur me papergjegjshmeri e paturpesi ne shesh ne ndertesen e Durresit. Ne kemi nje vit qe po perpiqemi qe malin me letra qe lane pas ta ndajme ne strukture dhe ta bejme gati per ta vendosur ne rafte. Eshte pikerisht ky fond qe do vendoset ne rafte ne vendruajtjen e Gjirokastres per te mbyllur turpin qe mbulon arkivat ne keto 25 vjet.
Kete fond, pra lemshin qe kane kryer ne vite personat pergjegjes, na i prezantokan sot si dokumentet e zhvendosura nga Gjirokastra. Fondi i paperpunuar i institucioneve te qarkut te Gjirokastres, qe do te perpunohet ne Durres eshte ne rafte, i vendosur ne kuti (shume prej tyre per here te pare ne kuti sepse kane qene ne llamarina) dhe me etikete. Me poshte jane fotografite.
Me arkivat nuk ka kuptim te behet politike. Si drejtor i arkivave jam i hapur per t’u pergjigjur mbi cdo ceshtje, me perjashtim te ceshtjeve qe kane te bejne me ish drejtorat. Sepse ne kete pozicion jam per te rregulluar gjendjen e jo per t’u marre me arsyet pse jane bere keshtu sic jane nder vite. Kushdo që është i interesuar të shohi në foto si ishin përtokë e si po vendosen në vend. Kush do t’i shohe nga afer, mjafton te kerkoje autorizimin dhe do ta kete!