Alarm në Gjirokastër, mos prekni 4 çiftet e kalit të qyqes
May 10, 2017
Kali i qyqes i cili shtegton në zonën e Gjirokastës është një specie në zhdukje.
Alarmin e japin specialistët e mjedisit në një aktivitet të organizuar me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Shpendëve.
Në Gjirokastër janë identifikuar 4 çifte të kalit të qyqes, që kërkojnë kujdes të veçantë.
Ndërsa në rang vendi janë identifikuar 10 çifte. Specialistët thonë se kali i qyqes është i rrezikuar nga helmimet që barinjtë bëjnë nëpër male për ujqërir, kryesisht me kërma të ndryshme, por pa dashje ata helmojnë edhe kalin e qyqes.
Ky shpend ka funksion ekologjik, por është edhe një aset për zhvillimin e turizmit natyror.
/ArgjiroLajm.net