Aleanca për Teatrin në Gjirokastër, firmos Dasho Aliko, Vangjel Tavo, Zamira Rami dhe mbështetësit e PD-LSI
June 4, 2020
Ndalesa e radhës për Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit ka qënë qyteti i Gjirokastrës.Mbledhja e firmave për peticionin ka nisur pranë teatrit ‘Zihni Sako’, për rindërtimin e Teatrit Kombëtar, atje ku ishte ashtu si ishte. Si në cdo qytet tjetër edhe në Gjirokastër kanë qënë prezent dy vëllezërit Budina, aktori Neritan Licaj dhe shumë artistë të tjerë , të cilët kanë bërë thirrjen e tyre për bashkim. Përveç qytetarëve ka pasur edhe anëtarë të PD-së e LSI-së. Krahas firmëtarëve ishin edhe ish-deputeti Vangjel Tavo, ish-kryebashkiakja Zamira Rami dhe disa ish-drejtorë të PD-së. Ra në sy mungesa e aktorëve të teatrit “Zihni Sako”.