‘Aman më qafsh, ma kap një foto me thes’. Memet e javës nga Gjirokastra (FOTO)

Java e fundit e vitit 2017 në Gjirokastër ishte e fokusuar natyrisht te festat. Zyrtarët publikë mbanin radhë për të bërë qokat sa tek fëmijët, të moshuarit e gjetkë.

Zv.ministret Ornela Çuçi e Artemis Dralo bënë një aksion pastrimi me të rinjtë e FRESSH në Dropull. Tërmet Peçi inaguroi palestrën e re sportive të Tepelenës, me një ndeshje basketbolli, ku luajti edhe vetë.

Olta Xhaçka e Mirela Kumbaro shkuan në Dropull për të inaguruar një urë të re. Këto ngjarje në i risjellim me humor përmes memeve që kemi përgatitur. E dimë që po na shani, por ne nuk mërzitemi me ju, përkundrazi ju kemi më shumë xhan sa herë na shani dhe sidomos kur fusni miq për të hequr memet ???

ArgjiroLajm.net ju uron edhe njëherë gëzuar vitin e ri 2018.

/Argjirolajm.net/