Amerika promovon vajin e ullirit shqiptar

ab3594f603af3494e59a16d698bbaab7_L (1)Në një lajmërim të bërë nga ambasada amerikane gjatë ditës së sotme në profilin e saj në Facebook, ajo shkruante për një nismë për të ndihmuar vajin e ullirt shqiptar që të njëhet në botë dhe të marrë çertifikatë ndërkombëtare.

Ambasada bënte të ditur se “Projekti më i fundit i Ambasadës Amerikane do të prekë zemrat – dhe stomakun – e të gjithë Shqiptarëve: të ndihmojë që vaji i ullirit shqiptar të marrë çertifikatë botërore. Për të përkrahur këtë sipërmarrje, Ambasada po mbështet vizitën e Paul Vossen, një ekspert i njohur amerikan i ullinjve dhe vajit të ullirit nga Kalifornia, i cili do të trajnojë panelin shqiptar të degustimit që të njihet nga ndërkombëtarët, dhe si rrjedhojë, të mundësojë njohjen e vajit të ullirit shqiptar në rang botëror. Këtë javë, Z. Vossen do të vizitojë 11 prodhues të ndryshëm vaji në Tiranë, Durrës, Berat, Fier, Vlorë, dhe në disa komunitete të bregdetit jugor, për të vëzhguar teknikën e prodhimit të vajit të ullirit, si dhe për të sygjeruar mënyra për përmirësimin e prodhimit, cilësisë dhe shijes.”

Ambasada vlerësonte faktin se “Në 2013 Shqipëria renditej e 10-ta në botë për prodhimin e vajit të ullirit” dhe theksonbte se “ Z. Vossen është duke këshilluar kultivuesit e ullinjve dhe prodhuesit e vajit se si të rrisin prodhimin e ullinjve. Klikoni sërish në faqen tonë për më shumë foto të vizitave të Z. Vossen, si dhe për të lexuar këshillat e tij se si të dalloni vajin e mirë të ullirit nga ai jo origjinal.”

11068053_10152939457520838_6002373716386764171_n