Analiza e ISSH-së në Gjirokastër, Braho: Është rritur numri i kontribuesve
April 17, 2015
Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka zhvilluar sot analizën e tre mujorit në Gjirokastër.
Drejtoresha e ISSH Vjollca Braho theksoi se DRSSH ka rritje të numrit të kontribuesve. Ajo theksoi se plani i të ardhurave është realizuar me 141%.
Sipas Brahos në këtë tremujor ka 300 kontribuues më shumë se plani.
“ Është rritur numri i të vetëpunësuarve në bujqësi. ISSH ka realizuar të ardhurat me 130%, pra 227 mln lekë tejkalim”- u shpreh Braho./Bw