Angela Merkel, një vizitë historike në Shqipëri [FOTO]

11667413_460688387425403_3278721509828353991_nPër herë të parë një kancelare gjermane vjen në një vizitë zyrtare në Shqipëri. Kancelarja Angela Merkel bëri një ardhje të përpiktë sipas axhendës së programuar dhe në 14:15 u gjend përpara Kryeministrisë. Pasi zbriti nga makina ajo dhe kryeministri Rama u kthyen nga qytetarët që e prisnin duke i përshëndetur.Pasi takoi delegacionin që e pristë në Kryeministri Merkel u kthye dhe njëherë për të përshëndetur publikun. 

Një gjest mjaft i ngrohtë nga ajo që konsiderohet si “zonja e hekurt”. Pas takimit me kryeministrin Rama dhe presidentin Nishani, Merkel mori pjesë në forumin e biznesit shqiptaro-gjerman në Tirana Business Park. Kjo vizitë shihet si një mundësi për më shumë investime gjermane në vend. 

Në prag të vizitës së kancelares Angela Merkel, ministri i Financave dhe ambasadori gjerman nënshkruan disa marrëveshje të cilat kapin shumën mbi 118 milion euro.Financimet do të realizohen në furnizimin me ujë të pijshëm, në sektorin energjitik si dhe në rritjen e sigurisë së digave për të shmangur përmbytjet. Gjithashtu vëmendje në këto marrëveshje dypalëshe i është kushtuar edhe sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Gjermani ka investuar në Shqipëri rreth 370 milionë euro në 25 vite.

11705309_10153076107751523_1427481705866740461_n

Kryeministri Edi Rama dhe Kancelarja Gjermane Angela Merkel, duke pershendetur publikun, gjate ceremoise se pritjes ne ambientet e Kryeministrise. Merkel ndodhet per nje vizite zyrtare ne Tirane./r/n/r/nGerman Chancellor Angela Merkel (R) and Albanian Prime Minister Edi Rama during a welcoming ceremony in Tirana, Albania, 08 July 2015. Merkel is expected for a tour of the Balkan countries which are looking to become European Union members in the future. Merkel in one of her weekly video message said on 04 July that she thinks there are good prospects for Albania, Serbia and Bosnia-Herzegovina to join the EU.