Angjeli në Libohovë, PS nis punën për ristrukturimin e partisë
Dy ditë më parë deputeti i Qarkut të Gjirokastrës, Anastas Angjeli, zhvilloi një takim me struktura të Partisë Socialiste në Libohovë.
Të pranishëm ishin edhe disa prej anëtarëve të PS-së në Këshillin Bashkiak, si dhe disa prej kandidatëve që nuk arritën të siguronin mandatin e këshilltarit.
Në fokus të takimit ishin çështje të riorganizimit të Partisë Socialiste në Libohovë, ndërsa Sofia Abdi u zgjodh krytare e këshilltarëve të PS-së në Këshillin Bashkiak të Libohovës.
Pritet që gjatë vjeshtës PS-ja të rifreskojë strukturat e saj, duke nisur së pari nga posti i kryetarit të partisë e me radhë më pas edhe postet e tjera. E majta mori qeverisjen e Libohovës pas plot vitesh qeverisje nga përfaqësues të Partisë Demokratike. Luiza Mandi fitoi garën përballë ish-kryebashkiakut Altin Çomo./LibohovaOnline