Anijet me vela, Shqipëria në garë, 17 veliera zbarkojnë në Sarandë
September 7, 2014
Për herë të parë, Shqipëria përfshihet në garën ndërkombëtare të anijeve me vela thënë ndryshe, veliera, duke pritur, pasditen e së shtunës, më 6 shtator, 17 velierat që morën pjesë në garën me emrin “Jonian Races”.
Gara nisi në ishullin e Korfuzit dhe finishi i saj ishte fanari i parë në Gjirin e Sarandës, ndërkohë që deri vjet, finish i saj ishte një nga ishujt e Greqisë. Për të do të jepen tre çmime dhe ato do të ndahen në Kalanë e Lëkurësit.
Sipas Bashkisë së Sarandës, ishte sukses që edhe Shqipëria u përfshi në axhendën e përvitshme të organizimit të kësaj gare ndërkombëtare me veliera.