Arbitrazhi acaron shqiptarët, shtyn sërish vendimin për Shqipëri- Serbi
June 11, 2015
Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ka shtyrë sërish vendimin për ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë.
Lajmin e bën të ditur Federata Shqiptare e Futbollit.
Vendimi pritej të jepej më 12 qershor, por mësohet se tashmë data e re do jetë 10 korrik i këtij viti.
Nuk dihen arsyet e kësaj shtyrje, por është shtyrja e tretë radhazi.
Vendimi ka shkaktuar acarimin e tifozëve online.