Arbitri me një penallti qesharake ndëshkon me humbje Luftëtarin
March 18, 2018
Skënderbeu ka marrë fitoren e radhës për të vazhduar i qetë drejt titullit kampion duke mundur 2-1 Lufëtatrin. Por takimi i sotëm në Korçë është ndikuar jo pak nga vendimet e gjyqtarëve të cilët kanë gabuar në favor të skuadrës korçare. Një penallti absurde për golin e 2-0, një penallti e padhënë për Luftëtarin, por edhe faulle të shumtë, bënë që ndeshja të nervozohej e të humbiste pak nga bukuria e saj. Në fund korçarët dolën me tri pikë nga fusha e lojës, por pa treguar atë epërsinë që pritej prej tyre përballë gjirokastritëve që kishin mungesa të rëndësishme.