Arrestohet falsifikatori i monedhave nga Tepelena
December 3, 2014
Një person i shpallur në kërkim është vënë në prangat e policisë së Tepelenës.
Në orët e mbrëmjes së djeshme në afërsi të banesës së tij, në fshatin Peshtan të Tepelenës, është kapur personi i shpallur në kërkim, Ylli Done 35 vjeç.
Kapja dhe ndalimi i tij u bë për arsye se Gjykata e Gjirokastrës në fund të muajit nëntor ka vendosur ndaj tij masën e sigurimit “Arrest me Burg” për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i monedhave”.