Arrestohet i riu nga Lazarati, tentoi të trafikonte në Greqi 6 shtetas sirianë
June 5, 2017
Nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve në D.V.P. Gjirokastër u arrestua në flagrancë shtetasi :
Mato Proko, 21 vjeç, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi :
Në aksin rrugor të fshatit Poliçan, Bashkia Dropull, ky shtetas u kap duke transportuar me automjetin 6 (gjashtë) shtetas Sirianë, përkundrejt fitimit.
(Shtetasit sirian janë shoqëruar për në zyrat e Pikës së Kalimit Kufitar Kakavije për tu intervistuar.)
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.