Arrestohet në Kakavijë i riu që trafikonte klandestinët
Policia Kufitare Kakavije godet një tjetër rast të dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit, duke arrestuar një person. Ai është Armend Koroni, 26 vjeç, banues në Berat.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në vendin e quajtur ‘Piramida 28’ janë konstatuar 3 shtetas që vinin në këmbë nga Greqia për në Shqipëri. Pas kapjes së tyre nga shërbimet e Kufirit rezultoi se dy shtetas ishin të huaj nga Algjeria dhe një ishte shtetas shqiptar.
Gjatë kontrollit personal shtetasit Armend Koroni iu gjetën 130 euro, ku 100 euro sipas deklarimeve të tij ia kishin dhënë shtetasit e huaj.
Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale ” Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” parashikuar nga neni 298 i Kodit Penal.