Arrestohet rrëmbyesi i vajzës nga Gjirokastra

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një person i cili akuzohet se ka rrëmbyer dhe mban peng një vajzë 17 vjece nga Gjirokastra. I arrestuari ështëShpëtim Muharremi, 40 vjeç, banues në Levan, Fier. Arrestimi i tij u bë nga denoncimi i prindërve të një shtetaseje 17-vjeçare banuese në Gjirokastër më datë 07.12.2017, si dhe në bazë të veprimeve hetimore të deritanishme, sipas së cilave dyshohet se ai është autori i rrëmbimit të 17-vjeçares dhe që e mban peng për motive të dobëta. Vazhdojnë hetimet për lokalizimin dhe gjetjen e të mitures si dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. Materialet në ngarkim të këtij shtetasi do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme. Identiteti i vajzës nuk bëhet me dije.