Arsyeja pse nuk duhet të vendosni kurrë pikën në fund të një mesazhi në WhatsApp
Dihet që aplikacioni WhatsApp ofron më së shumti opsionin e dërgimit të mesazheve dhe çatit, edhe pse së fundmi ka futur edhe versionin e telefonatave, për të komunikuar diçka. Edhe pse kjo mënyrë e bën gjithçka të jetë më e shpejtë dhe më e thjeshtë, ka shumë nga ata që vendosin t’i japin fund një marrëdhënieje nëpërmjet nj mesazhi, çka ndonjëherë e bën shumë të vështirë kuptimin e tonit të përdorur në bisedë.
Jo rrallë gjendemi përballë keqkuptimeve të mëdha thjesht sepse interlokutori ynë nuk ka kuptuar ironinë dhe humorin e shprehur pas fjalëve të shprehura. Në veçanti, një kërkim i realizuar në Universitetin e Binghamton ka nxjerrë në pah se cili është kuptimi i shenjave të pikësimit të përdorura në WhatsApp dhe në çate të tjera.
Të vendosësh shenjën e pikës në fund të fjalisë na bën të dukemi si gënjeshtarë dhe mund të krijojë një ide shumë të keqe për ne tek bashkëbiseduesi. Nëse në komunikimin verbal mund të përdoret mimika e fytyrës, në tekstin nuk është e mundur që të bëjmë të kuptohet në masën 100% ajo që duam të themi.
Ndaj është më mirë të evitojmë këtë shenjë në fund të fjalisë dhe ta zëvendësojmë me një shenjë tjetër apo me një emoticon, çka ngushton hapësirën për keqkuptim. Natyrisht, ky rregull nuk vlen për shkrimin normal, ku këshillohet shmangia e shpeshtë e pikëçuditjes, në mënyrë që komunikimi të mos duket shumë retorik. Herën e ardhshme që do të ndodheni përpara dërgimit të një mesazhi për miqtë tuaj, tregohuni të kujdesshëm në pikësimin e përdorur.