Asgjësohen 1 mijë rrënjë kanabis
July 7, 2015
Dy parcela me kanabis sativa me plot 1 mijë rrënjë janë asgjësuar sot nga policia e Tepelenës. Lënda narkotike ishte mbjellë në zonën e Kurveleshit, konkretisht në vendin e quajtur Blloku i Mollëve te Ura e Progonatit.
Bimët ishin me një lartësi prej 20 deri në 60 cm. Policia punon për identifikimin dhe kapjen e personave që posedonin këto bimë.
Fshatrat malor të Tepelenës janë kthyer në të preferuarit e kultivuesve të drogës. Pas pastrimit të Lazaratit, këto fshatra janë shumë të lakmuara për kultivimin e kanabisit.
Edhe një vit më parë policia kreu një operacion të vështirë në zonën e Kurveleshit dhe Progonatit për asgjësimin e lëndës narkotike.