Asgjësohen 466 rrënjë kanabis sativa, pranga 64-vjeçarit nga Gjirokastra
June 19, 2015
Përmes një operacioni policor në Gjirokastër janë asgjësuar 466 bimë kanabis sativa.
Në pranga është vënë kultivuesi i tyre, shtetasi Adem Cani, 64-vjeç.
Policia thotë se i moshuari e kishte mbjellë lëndën narkotike në bahçen e tij.
Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan për procedim të mëtejshëm Prokurorsë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.