Atentatet me tritol në Lazarat, polica publikon emrat e 5 të dyshuarve
Ndërsa mbrëmë u regjistruaa një tjetër shpërthim me tritol në fshatin Lazarat, policia sot pasdite ka publikuar për mediat emrat e disa personave që dyshohet se janë autorët e atentateve të njëpasnjëshme me lëndë eksplozive.
Nga veprimet hetimore të kryera deri tani nga strukturat e hetimit të krimeve në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Renda dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, bazuar në provat e administruara rezulton e provuar se autorë të këtyre ngjarjeve kriminale janë shtetasit:
- Arbion Adil Aliko, i datëlindjes 28.12.1995, lindur dhe banues në Lazarat, Gjirokastër, person me precedent kriminal i cili rezulton i shpallur në kërkim që prej datës 22.06.2014, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” dhe “prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve” parashikuar nga nenet 283 dhe 278 i K. Penal.
- Alban Adil Aliko, i datëlindjes 25.11.1997, lindur dhe banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër, person me precedent kriminal i cili rezulton i shpallur në kërkim që prej datës 21.08.2014, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarave dhe municioneve” parashikuar nga neni 278/4 i K. Penal.
- Viktor Xhemil Aliko, i datëlindjes 14.09.1990, lindur dhe banues në Lazarat, Gjirokastër, person me precedent kriminal i cili rezulton i shpallur në kerkim që prej datës 13.11.2014 pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër ka vendosur ndaj tij masën e sigurimit personal “Arrest me burg”, për veprat penale “Shkatërrim i pronës i kryer në bashkëpunim”, “Organizim dhe pjesëmarrje në tubime të paligjshme, në b/punim” dhe “Kundershtim i punonjesit të policisë së rendit në b/punim” parashikuar nga nenet 150/25, 236/2 dhe 262/2 te K.Penal.
- Thimjo Irakli Ceka, i datëlindjes 30.07.1995, lindur në Përmet dhe banues në Gjirokastër, i dënuar më parë për vjedhje, person i shpallur në kërkim më datë 20.03.2015, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasje e punonjësve të policisë e kryer në bashkëpunim e ngelur në tentativë” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municioneve” parashikuar nga nenet 79/b, 25 e 22 dhe 278/4 i K. Penal.
- Bervin Kastriot Basho, i datëlindjes 24.12.1993, lindur dhe banues në Lazarat, Gjirokastër, person me precedent kriminal i cili rezulton person i shpallur në kërkim që prej datës 17.03.2015, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasje e punonjësve të policisë e kryer në bashkëpunim e ngelur në tentativë” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municioneve” parashikuar nga nenet 79/b, 25 e 22 dhe 278/4 i K. Penal.
Nga hetimet e kryera është konfirmuar se motivi i këtyre ngjarjeve është i lidhur me veprimtarinë policore të goditjes së elementëve kriminal gjatë operacionit policor “Lazarati 2014”.
Tërësia e veprimeve kriminale e autorëve formëson gjithashtu elementë të figurës së veprës penale të kryerjes së “veprimeve me qellime terroriste”, veprime të pasqyruara edhe ne rrjetet sociale.
Policia po punon intensivisht për kapjen e personave dhe dokumentimin ligjor të aktivitetit kriminal të kryer nga ky grup.