Basha në Gjirokastër e Libohovë, prezanton kandidatët e PD-së [FOTO]

11066011_1408206752833819_8733362424130909619_nKreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zbriti sot në jug të vendit për të prezantuar kandidatët e së djathtës në Bashkinë e Gjirokastrës dhe Libohovës. Ndërsa kryeparlamentari Ilir Meta prezantonte Zamira Ramin, kandidaten e së majtës në Gjirokastër, në zonën muzeale të qytetit Lulzim Basha prezantoi Igli Kokalarin. Para mbështetësve të PD-së, kreu i opozitës tha se Kokalari si biri i këtij qyteti është zgjedhja më e mirë për Gjirokastrën.

Në pasdite Basha udhëtoi drejt Libohovës, ku prezantoi Altin Çomon, i cili kandidon për një mandat të tretë në krye të kësaj bashkie. Lideri i opozitës u kërkoi qytetarëve që në 21 qershor të votonin sërish për kandidatin e së djathtës. Ndër të tjera Basha tha para të pranishmëve se kjo qeveri jo vetëm që nuk ka mbajtur premtimet, por me vendimet e saj i detyron shqiptarët të marrin rrugën jashtë Shqipërisë. Më poshtë disa foto nga takimet e Bashës në Gjirokastër dhe Libohovë.

11037709_1408206939500467_5066270224684633937_n1798688_1408206476167180_8816982514180008912_n10449189_1408206862833808_198704527720559868_n11169835_1408206722833822_8134770365603986650_n11059506_10205317959967376_1209407566559691795_n11173400_10205317925886524_7648819323787391958_n20884_10205317921286409_983221137116232374_n11174984_10205317948167081_3260597135096632422_n1012972_10205317928046578_1628633042285251887_n