Bashkia Gjirokastër, 800 milionë lekë shpenzime gjatë muajit prill
May 23, 2017
Bashkia Gjirokastër ka shpenzuar rreth 804 milionë lekë të vjetra gjatë muajit prill 2017.
Sipas të dhënave nga Thesari i Shtetit, në total gjatë këtij muaji janë kryer 29 transaksione të ndryshme.
Mes tyre bie në sy subvencioni për të mbuluar humbjet e klubit të futbollit Luftëtari me një vlerë 57 milionë lekë të vjetra.
Po kështu Bashkia Gjirokastër i ka paguar rreth 4 milionë lekë të vjetra Antoneta Cakos, pas vendimit të gjykatës që e konsideroi të padrejtë largimin e saj nga puna.
Rreth 560 milionë lekë të vjetra i janë paguar kompanisë “Alba Konstruksion” për punimet në bulevardin e lagjes “18 Shtatori”. Në linkun më poshtë ose në foto, mund të shihni të gjitha shpenzimet zë më zë.
/ArgjiroLajm.net/