Bashkia Gjirokastër nderon Flamur Çanin, plas debati në Facebook

10978598_1564411590509303_7059225891531383835_n (1)Bashkia e Gjirokastrës ka nderuar sot Flamur Çanin me titutullin “Qytetar Nderi”, me motivacionin: “Një jetë punë plot perkushtim për njeriun e thjeshtë dhe komunitetin”. Çanit i është dorëzuar ky titull nga kryebashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Bime, ndërsa me këtë rast është organizuar edhe një ceremoni modeste. Por pas publikimit të fotove dhe lajmit, në rrjetet sociale kanë nisur komentet, për shkak të së kaluarës së Flamur Çanit.

Gjatë regjimit komunist Çani mbante postin e Kryetarit të Komitetit Ekzekutiv të Partisë së Punës në Gjirokastër. Shumë prej komentuesve, qoftë në faqen e Bashkisë Gjirokastër në Facebook, ashtu edhe nëpër forume të tjera online, e konsiderojnë të gabuar nderimin që i është bërë ish-funksionarit të kohës së komunizmit. Por nga ana tjetër ka edhe komente pozitive për akordimin e këtij titulli.

Ndërsa shtojmë edhe si detaj që Flamur Çani është kushëri i moderatorit të emisionit “Zonë e Lirë”, Arian Çani, paraqesim më poshtë disa prej komenteve që qarkullojnë në Facebook.

03

02.

01