Bashkia Gjirokastër, titull “Qytetar Nderi” për doktorin e seksit
September 26, 2015
Në mbledhjen e radhës të Këshillit Bashkiak të Gjirokastrës janë marrë disa vendime, ndër to edhe dhënia e titullit “Qytetar Nderi” për doktorin Adem Harxhi.
Ky i fundit është një seksolog mjaft i njohur në Shqipëri, sidomos pas emisionit të tij mbi seksin, “Linja e kuqe” në radio “Rash”. Fama e doktor Harxhit u rrit më shumë, pasi emisionin e tij e imitonte aktori i humorit, Gazmend Paja në spektaklin “Portokalli”.
Më tej Këshilli Bashkiak i Gjirokastrës vendosi shtimin e strukturës me 10 punonjës të tjerë, kthimin në shtëpi muze të banesës së Ismail Kadaresë, miratimin e ndihmës ekonomike etj.