Bashkia Libohovë, 24 milionë lekë shpenzime gjatë qershorit. 2 milionë shkuan për autoveturën
July 13, 2015
Bashkia Libohovë ka shpenzuar rreth 24 milionë lekë të vjetra gjatë muajit qershor 2015. Referuar të dhënave nga Thesari i Shtetit, kjo bashki ka kryer në total 27 transaksione gjatë gjithë muajit.
Ndër shpenzimet e tjera vihet re që brenda qershorit janë kryer dy herë pagesa për kategorinë “Pjesë këmbimi, goma dhe bateri”, për autoveturën. Në total janë shpenzuar 1 milionë e 360 mijë lekë të vjetra për autoveturën.
Ndërkohë për karburant dhe vaj janë shpenzuar 630 mijë lekë të vjetra. Së bashku, shpenzimet për pjesë këmbimi, goma, bateri dhe karburant, vetëm gjatë muajit qershor shkojnë në rreth 2 milionë lekë të vjetra.
Më poshtë mund të shihni tabelat e plota të të gjitha shpenzimeve mujore. Klikoni mbi foto për të qartësuar imazhin.