Bashkia Libohovë, 41 milionë lekë shpenzime për shtatorin. Pagesë edhe për ish-kryebashkiakun
October 14, 2015
Për muajin shtator 2015, Bashkia Libohovë ka shpenzuar në total rreth 41 milionë lekë të vjetra.
Referuar të dhënave nga Thesari i Shtetit, Bashkia ka kryer gjatë këtij muaj 18 transaksione. Shumica e shpenzimeve janë për paga, shtesa në paga, ndihmë ekonomike, pagesë paaftësie, pagesë për anëtarët e Këshillit Bashkiak, si dhe shpenzime për kancelari.
Gjatë këtij muaji është ekzekutuar edhe një pagesë prej 950 mijë lekësh të vjetra për ish-kryetarin e Bashkisë, Altin Como.
Klikoni më poshtë mbi foto për të parë zë më zë të gjitha shpenzimet./Libohova Online