Bashkia Libohovë, 60 milionë lekë shpenzime për gushtin
September 15, 2015
Për muajin gusht 2015, Bashkia Libohovë ka shpenzuar në total 60 milionë lekë të vjetra.
Referuar të dhënave nga Thesari i Shtetit, Bashkia ka kryer gjatë këtij muaj 12 transaksione. Shumica e shpenzimeve janë për paga, shtesa në paga, ndihmë ekonomike dhe pagesë paaftësie.
Gushti ëshë muaji i parë që Bashkia Libohovë është nën drejtimin e Luiza Mandit. Kjo e fundit fitoi zgjedhjet lokale të 21 qershorit përballë kandidatit të PD-së, Altin Çomo
Klikoni më poshtë mbi foto për të parë zë më zë të gjitha shpenzimet./Libohova Online.