Bashkia Libohovë, 768 mijë lekë shpenzime për uniformat e Policisë Bashkiake
Bashkia Libohovë ka kryer gjatë muajit shkurt 2015 rreth 43 milionë lekë shpenzime. Duke iu referuar të dhënave publike të degës së Thesarit Gjirokastër, në total gjatë muajit të dytë të vitit 2015 janë kryer 26 transaksione.
Mes shpenzimeve sipas zërave përkatës, që do t’i shihni në tabelat më poshtë, bie në sy një pagesë e kryer në datën 25 shkurt, me vlerë 768 mijë lekë të vjetra. Referuar përshkrimit të kësaj pagese, thuhet se këto lekë janë shpenzuar për “uniforma të Policisë Bashkiake”. Deri më tani, zyrtarisht në Bashkinë Libohovë ka pasur vetëm një punonjës të Policisë Bashkiake. Ndoshta e gjithë vlera prej 768 mijë lekësh ka shkuar për uniformën e këtij punonjësi ose janë punësuar të tjerë policë dhe është dashur kompletimi i tyre me uniforma.
Më poshtë klikoni mbi foto për të parë tabelën e plotë të këtyre shpenzimeve sipas zërave përkatës.