Ja kush janë dy administratorët e Bashkisë Libohovë
August 3, 2015
Pas konstituimit të Këshillit Bashkiak dhe marrjes zyrtarisht të detyrës nga kryebashkiakja Luiza Mandi, kjo e fundit ka bërë edhe emërimin e dy administratorëve të Bashkisë Libohovë.
Një në ish-Komunën Qendër Libohovë dhe një tjetër në ish-Komunën Zagorie. Libohova Online meson se për ish-Komunën Qendër është Gazmend Çulla, ndërsa në Zagorie është emëruar Arqile Puleshi.
Sa i përket ndarjes brenda koalicionit PS-LSI, Çulla është emëruar si përfaqësues i PS-së, ndërsa Puleshi si përfaqësues i LSI-së. Kjo e fundit pritet të marrë edhe postin e Sekretarit të Këshillit Bashkiak të Libohovës, pas marrjes së nënkryetarit të këtij Këshilli.