Bashkia Libohovë e nis vitin 2015 me vetëm 9.1 milionë lekë shpenzime
February 10, 2015
Bashkia Libohovë e ka nisur vitin 2015 me më pak shpenzime. Sipas të dhënave publike nga dega e Thesarit Gjirokastër, për muajin janar 2015 kjo bashki ka kryer 9.1 milionë lekë të vjetra shpenzime. Pjesa më e madhe janë shpenzime pagash, shpenzime elektriciteti, shpenzime telefonie dhe shërbimi postar. Në krahasim me muajit e vitit të shkuar, në janar 2015 bie në sy vlera e ulët e shpenzimeve. Më poshtë klikoni mbi foto për të parë tabelën e plotë të këtyre shpenzimeve sipas zërave përkatës.